Shahini: Pa zhvillim ekonomik ska rehati politike dhe sociale
Shahini ka shprehur optimizëm sa i përket fokusimit të partive politike në agjendat ekonomike.
Besoj se partitë politike kësaj radhe do të jenë më të kujdesshme në ofertat e tyre, sepse secila mund të ndëshkohet nga votuesi i vet për shkak të ofertave që mund ti ofrojnë pa mbulesa, ka thënë ai. Por, sa i përket Fondit të Punësimit të proklamuar nga kryeministri Thaçi, kryetari i AKB-së, Agim Shahini, është shprehur se ai fond është një mundësi e re në tregun e Kosovës dhe këtë mundësi të re duhet shikuar si mision të ri, si një vlerë të re dhe të shtuar sepse deri më sot qytetarët e Kosovës nuk e kanë pasur këtë mundësi.
Ai ka shtuar se dikush mund ti ngrehë dilemat se sa i beson këtij fondi.
Ne nuk duhet të merremi me dilema dhe të themi se a do të jetë a nuk do të jetë. Duhet të frikësohen dhe të kenë dilema ata që e ofrojnë, se a do të jetë a sdo të jetë, sepse jeta dhe populli është më i gjatë se vetë oferta dhe se vetë mandati, andaj edhe populli mund ti ndëshkojë shumë ato parti apo liderë të cilët përfundimisht tentojnë në këtë formë të marrin përfitime partiake, ka thënë ai, duke rekomanduar për qeverisjen e ardhshme që oferta për investime të jetë më joshëse sesa në të gjitha vendet regjionale.