Shahini: Ky vit do të karakterizohet me një tkurrje ekonomike
Prishtinë, 29 maj - Gjendja ekonomike në vend është duku u vështirësuar, prodhuesit janë duke u dobësuar çdo ditë e më shumë, kjo për shkak të mos reformimit të politikave fiskale të proklamuara por jo të realizuara në praktikë. Kështu u shprehen përfaqësues nga Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB),në një konferencë për media.
Agim Shahini, Kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, ka thënë se ky vit do të karakterizohet me një tkurrje ekonomike dhe pakënaqësi sociale e që kjo do të reflektohet tek qytetarët, bizneset por edhe tek agjencionet që kanë për të mbledhur taksa për të mbushur buxhetin e Kosovës.
Gjendja ekonomike në Kosovë është duke u vështirësuar dhe kjo vështirësi po vjen pikërisht nga vonesat dhe mosreformimi i politikave fiskale e që kjo po e rendon tej mase biznesin vendor. Fuqia konkurruese e bizneseve vendore për çdo ditë po dobësohet dhe pikërisht janë institucionet e Kosovës ato që e mbajnë peng zhvillimin ekonomik e sidomos atë prodhues e për ketë janë përgjegjës janë të gjitha nivelet udheheqëse të shtetit të Kosovës, tha Shahini.
Shahini u ndal edhe te vendimi i fundit lidhur me rastin Drenica, duke thënë se gjykimet të politikës vendore dhe ndërkombëtare të krerëve të Shtabit të UÇK-së janë dëshmi dhe mesazh i kjartë për qytetarët, investitorët e huaj dhe vendor.
Nënkryetari i AKB-së, Burim Pirraj, ka thënë se AKB ka nxjerrë disa rekomandime ku kërkon nga Ministria e Financave që menjëherë të anulojë udhëzimin administrative numër 4/2014 , që ka të bëjë me përcaktimin e kostos së mallrave të importuara, me kthimin e mjeteve të gjitha kompanive që janë marrë në mënyrë të padrejtë.
AKB-ja kërkon nga Ministria e Financa e që menjëherë ta anuloj udhëzimin administrativ numër 04/2014...Nëse ky udhëzim nuk do ta anulohet do të njoftohet opinion se vlerësimi është anuluar në afate prej 10 ditëve, ne do ti drejtohemi Gjykatës
Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij udhëzimi administrativ...Të ndërpritet praktika e rivlerësimit të mallit ...Të hiqet taksa prej tre eurove për qeset plastike që përdoren në prodhim për paketimin final të produkteve nga gjithashtu të hiqet leja e importit për to, ka thënë Pirraj.
Ai po ashtu ka thënë se AKB-ja është kundër informalitetit, mirëpo nuk i përkrahin institucionet që në emër të luftimit të informalitetit të pengojmë zhvillimin e lirë të bizneset.
Muhamet Hasani, tregtar dhe transportues nga kompania Mega Trans, ka kritikuar drejtorin e doganave që thirret në marrëveshje mes doganës së Turqisë dhe prapë nuk i njeh dokumentet e importit të mallrave të prezantuara nga kompania e tij.
Mallrat që dalin nga Turqia janë me vlera më të lartë në qoftë se për të ato janë valide kur janë me vlera më të larta, atëherë kur vijnë faktuarat që janë pse e rivlerëson mallin. Do të thotë kur vijën faturat e njëjta prapë e dogana e rivlerëson mallin edhe ato shkon deri në 50 për qind 100 për qind varet, ka thënë ai.
Sipas tij, me këtë veprim të doganës është rrit informaliteti, ku po shfrytëzohen pikat kufitare në veri të Mitrovicës.
Po ashtu, edhe Diamant Elshani, koordinator në AKB nga rajonin e Pejës, ka treguar se një kompani nga rajoni i Pejës ka humb një kontratë milionëshe, kjo pasi doganat i kanë rritë bazën doganore.
Ai biznes i cili e ka bërë ankesën te aleanca jonë ka qenë i detyruar që me sjell lëndën e parë prej Zvicrës edhe në momentin që është fut në doganë, baza doganore iu ka rrit edhe automatikisht ajo kontratë ka dështuar kontrata ka qenë shumë reale, ka thënë Elshani