29 Prill 2025

Shahini: Ky është buxhet i konsumit

Prishtinë, 1 nëntor - Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka deklaruar se buxheti i Kosovës është më shumë i konsumit dhe nuk ka sjellë ndonjë ndryshim të madh, i cili do të kishte efekt në zhvillimin e shpejtë të Kosovës.


Sipas Shahinit, Kosova, edhe pse buxhetin po e drejton më shumë tek investimet publike, është në rrugë të mirë të zhvillimit, pasi shtetet e tjera, qoftë të rajonit apo shtete të tjera, kanë bërë shkurtime të buxhetit dhe i kanë ndalur investimet.

 

“Kosova zakonisht ka punuar me politika të shkurta ad-hoc. Buxheti i vitit 2014 nuk ka pasur shumë rritje, por një ngritje të lehtë dhe që është i pamjaftueshme me kërkesat që janë si nga ana e dikastereve shtetërore, ashtu edhe e qytetarëve. Pra, ky buxhet nuk do t’i plotësojë të gjitha kërkesat”, ka thënë ai për gazetën “Epoka e re”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)