Shahini: bizneseve në Kosovë po u vihet haraç
Prishtinë, 18 korrik - Individët të cilët janë të lidhur me krimin e organizuar mund të jenë ata që u kërkojnë harç bizneseve. Dhe në Kosovë ekziston kjo dukuri. Individët të cilët kërkojnë haraç mund të jenë edhe pjesëtar të partive politike, thotë për Botën sot Agim Shahini.
I pyetur se a keni informacione nga bizneset se elementet e krimit të organizuar po u qesin haraç bizneseve në Kosovë?
Shahini është përgjigjur : Individë të cilët janë të lidhur me krimin e organizuar mund të jenë ata që u kërkojnë harç bizneseve.
\"Dhe në Kosovë ekziston kjo dukuri. Unë do ti ftoja të gjitha bizneset të cilat preken nga ky fenomen tejet negativ dhe tejet shqetësues për Kosovën që në rastet e tilla të jenë të pamëshirshëm ndaj tyre për ti lajmëruar menjëherë institucionet shtetërore përkatëse, sepse ky fenomen është gjëja më e keqe që i ndodhë një shteti.\"
Fjala haraç është ndër fjalët më të tmerrshme dhe për këtë jemi të shqetësuar shumë. Por për të zbardhur këto raste institucionet e shtetit të Kosovës duhet ndërmarrin masat e duhura.
Kjo formë është kriminale që dikush dikujt i kërkon para. Individët të cilët kërkojnë haraç mund të jenë edhe pjesëtar të partive politike. Pra, ata që qesin harç janë të dikujt, ose të politikës, ose të pushtetit ose të institucioneve të ndryshme. Kjo dukuri realisht është një tmerr për Kosovën, ka thënë Shahini për Bota sot