18 Maj 2024

Shaban Hasi përfitoi 500 mijë franga nga invaliditeti në Zvicër

Bernë, 13 nëntor - Entet sociale në Zvicër kan rënë në gjurmë edhe një personi nga Kosova i cili në Zvicër merr rentën e invalidëve ndërsa në Kosovë punon si docent dhe kirurg.

Portali shqiptaro - zviceran Pc-netz shkruan se fjala është për Dr.Shaban Hasi,  për të cilin supozohet të ketë marrë afër 500 mijë franga rentë nga Zvicra në mënyrë të paligjshme.

Sipas këtij portali, Dr.Shaban Hasi vite me radhë kishte marrë nga e ashtuquajtura IV-Rente (Rentë invalidësh) çdo muaj rreth 2.800 franga, përderisa në Kosovë punonte si docent në Universitetin e Prishtinës , njëherit si Kirurg në Qendrën klinike Universitare në Prishtinë dhe në ordinancën operative neurologjike “Gjinolli”.

Nga autoritetet zvicerane është shpjeguar se është tepër vonë që ky person të ndjeket me ligj, ngase nuk ka ndonjë marrëveshje e cila do mundësonte kthimin e parave dhe se procesi për ndjekje me ligj mbi këtë person  ka përfunduar në vitin 2008.

Dr Shaban Hasi posedon nënshtetësinë zvicerane qënga viti 1997 dhe dy vite më parë pas një operacioni në tru u vendos në listën e invalidëve 100 %.

Në vitin 2008, Dr.Shaban Hasi u arrestua në Zvicër menjëherë sapo zbriti nga aeroplani i cili vinte nga Kosova dhe u dënua me 24 muaj burg nga Gjykata për shkak të mashtrimeve.

Tani Dr. Shaban Hasi vazhdon pa ndonjë problem rrugën e tij mes Kosovës dhe Zvicrës pasi ka shërbyer dënimin e duhur për mashtrime të IV-së.

Enti përgjegjës për Rentë Invalidore është duke hetuar edhe njëher aktin për të gjetur ndonjë rrugë e cila do mundësonte kthimin e parave të marra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)