Serbia vendosi tatim për ekstra profit
Beograd, 26 nëntor - Ministria serbe e Financave përpilon kornizëligjore, me të cilën do të krijohet bazë për tatimimin e formave tëdukshme të pasurisë, siç janë prona dhe fitimi i madh.
Ligjet e reja më së shumti kanë të bëjnë me ata pasanikë, të cilët ndonëse punojnë në Serbi, si adresa të tyre të jetesës i kanë përmendur vendet e largëta ekzotike.
Ministrja serbe e Financave, Diana Dragutinoviq, lajmëroi se afër 15 për qind e kompanive, të cilat janë aktive në Serbi, kanë seli në ndonjë of shor destinim, me çrast nxjerrin fitim të konsiderueshëm nga Serbia pa e tatimuar.
Opinioni serb spekulon se këto ligje përgatiten, meqë tajkunët serbë nuk i janë kundërpërgjigjur thirrjes së presidentit Boris Tadiq për ta pastruar borxhin ndaj shtetit, në të cilin e kanë përfituar pasurinë e tyre.
Në Serbi zbatohet tatimimi linear, që do të thotë se baza tatimore është e njëjtë për të gjitha pagat.