04 Maj 2024

Serbia ta zgjidh problemin e pensionistëve të Kosovës

Beograd, 15 tetor -  Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg, ka kërkuar në prill të këtij viti që Serbia, deri më 17 tetor, ta zgjidh problemin e pensionistëve nga Kosova, të cilën gjë e ka kërkuar nga Qeveria serbe edhe Ombudspersoni i Serbisë, Sasha Jankoviq.
 
Borxhi potencial i Serbisë ndaj pensionistëve nga Kosova të cilëve që nga marsi i vitit 1999 nuk u janë paguar pensionet, e tejkalon një miliardë euro, e atë borxh Qeveria e Serbisë është e detyruar ta paguaj, konfirmon për avokati i popullit Sasha Jankoviq.

Këtë çështje këto ditë e kanë trajtuar (me qëllime të caktuara) gazetat e Beogradit “Veçernje Novosti” dhe “Alo” me që problemi i pensioneve të kosovarëve është aktualizuar me një aktgjykim të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, nga prilli i këtij viti dhe që tash më është bërë i plotfuqishëm, e sipas të cilit qifti bashkëshortor Grudiq nga Mitrovica e ka fituar padinë kundër Serbisë, sepse pensionet invalidore nuk u janë paguar mbi një dekadë pa bazë ligjore.

Gjykata në Strasburg e ka nxjerrë aktgjykimin e parë sipas ankesës së Ljutvije e Mahmut Grudiqit nga Mitrovica, të cilët nga viti 2005 jetojnë në Novi Pazar. Ata kanë qenë shfrytëzues të pensionit invalidor të Fondit republikan Pensiono invalidor kurse pagesa e të ardhurave të tyre ka pushuar gjatë vitit 1999 e 2000.

Fondi, me kërkesë të qiftit Grudiq që pagesa të vazhdohet, ka marrë aktvendimin për suspendimin e pagesës për shkak se Kosova gjendet në administrimin ndërkombëtar. Gjykata evropiane këtë vendim e ka kontestuar në prill të vitit 2012 dhe ka urdhëruar që qiftit Grudiq t’u paguhen të gjitha borxhet që ua ka borxh shteti r respektivisht Fondi pensional.

Ashtu që qeveria e Serbisë në afatin prej tre muajve është e detyruar t’ua paguaj këtij qifti jo vetëm pensionet e deritashme me kamatën ligjore, por edhe nga 7.000 euro secilit nga ata në emër të përjetimit të dëmit jo-material si dhe 3000 euro shtesë për të dy në emër të shpenzimeve gjyqësore.

Mirëpo avokati i popullit i Serbisë, Sasha Jankoviq deklaron për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) se qifti Grudiq nuk janë rast i vetmuar, veçse është fjala për disa mijëra pensionistë kosovarë të cilëve pensionet nuk u janë paguar që nga marsi i vitit 1999. Ai thotë se zyrës së tij deri më tash i janë drejtuar rreth 150 qytetarë, kryesisht të nacionalitetit shqiptarë, romë dhe mysliman që kanë jetuar në Kosovë.

Sipas tij për zgjidhjen e këtij problemi Serbia akoma nuk ka dispozitë përkatëse dhe çdo shtyrje e mëtejshme atë e bën problem edhe më të madh. Prandaj qeveria lypset menjëherë të nis zgjidhjen e këtij problemi duka mos pritur aktgjykimet e reja të Gjykatës evropiane vë në dukje Jankoviq. Ai nënvizon se problemi i “pensioneve të Kosovës” e tejkalon problemin individual duke e bërë atë sistemor dhe shkelje të drejtave të qytetarëve, por paraqet edhe ngarkesë të madhe financiare për buxhetin e Serbisë.

Jankoviq konfirmoj për RTK se këto ditë ia ka dërguar mendimin Qeverisë me kërkesën që sa më shpejtë të nis me zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë që të gjithë detyruesit tatimor të Serbisë të mos paguajnë jo vetëm pensionet e mbetura por edhe kamatat. Të gjitha qeveritë mëparshme këtë problem e kanë futur nën tepih por problemi është rritur në përmasa malore dhe më nuk mund të fshihet, vë në dukje Jankoviq.

RTK ka siguruar aktgjykimin Gjykatës evropiane, mendimin e Gjykatës Supreme të Serbisë nga nënëri i vitit 2005 dhe kërkesën avokatit ë popullit dërguar qeverisë së Serbis më 13 tetor të këtij viti. Në aktgjykimin në rastin e qiftit Grudiq, Gjykata evropiane ka parashikuar numër të madh të ankesave potenciale të njerëzve të tjerë të cilët janë në situatë të njëjtë si qifti Grudiq për çka Qeverisë së Serbisë i ka urdhëruar që në afatin prej gjashtë muajve të ndërmarrë të gjitha masat përkatëse në mënyrë që organet kompetente të miratojnë ligjet me të cilat do të sigurohej pagesa e pensioneve dhe borxheve të
mbetura.

Ndalimin e pensioneve kosovare Qeveria serbe e ka arsyetuar në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut, me pamundësinë që ta inkasoj kontributet nga viti 1999 sepse Kosova është vu nën administrimin ndërkombëtar, prandaj me atë se nuk ka mundur të konfirmojë vendbanimin e vërtetë të siguruesve si dhe se gjatë bombardimeve të NATO-s është dëmtuar pjesa e dokumentacionit të Fondit PIO.

Qeveria, sipas theksimeve nga aktgjykimi i gjykatës, e ka vlerësuar borxhin e Serbisë ndaj pensionistëve shqiptare tjerë në Kosovë mbi një miliardë euro, ndonëse kjo shifër mund të arrijë edhe deri pesë miliardë thonë burimet e Fondit të sigurimit pensional e invalidor.

Mirëpo pohimet e Fondit pensional e invalidor të Serbisë dhe të Ministrisë së Punës dhe të Çështjeve Sociale, se e drejta e pensioneve të rregullta ose invalidore personave nga Kosova, janë kufizuar përkohësisht derisa nuk zgjidhen raportet ndërmjet Beogradit e Prishtinës, e që nuk është botuar në gazetën zyrtare të Serbisë, i ka kontestuar Gjykata Supreme e Serbisë, më datë 15 nëntor të vitit 2005, dhe ka nxjerrë konkluzionin se “pagesa e pensioneve nuk mund të varet nga fakti nëse kontributet për sigurime pensional-ivladior mblidhen në ndonjë territor apo jo”.

Në bazë të gjithë kësaj mund të përfundohet se pensionistët e Kosovës për shkak të mos-angazhimit të duhur apo neglizhencës nuk ia kanë dalë t’i realizojnë deri më sot pensionet e veta me përjashtime të atyre të cilët vendbanimin e kanë lajmëruar diku në Serbi apo këtë të drejtë e kanë realizuar me anë të lidhjeve të ndryshme ose me anë të matrapazëve të cilët për shërbimet e veta kanë marrë shuma të larta parash.

Problemi i ngjashëm është edhe me realizimin e kursimeve të vjetra të cilat gjithashtu Serbia nuk po ua jep kursimtarëve shqiptarë të Kosovës edhe pse për këtë nuk ka as bazë ligjore as që është marrë ndonjë vendim konkret, përpos një marrëveshje me gojë nga Ministria e Financave dhe Banka Popullore e Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)