Serbia synon të marrë 400 milion dollarë nga Banka Botërore
Beograd, 30 korrik - Serbia në periudhën e ardhshme mundet të llogarisë në 400 milion dollarë të mbështetjes direkte buxhetore nga Banka Botërore me kushte shumë të mira, deklaroi sot ministri i ekonomisë dhe financave Mllagjan Dinkiq.
Fjala është për hua me afat të pagesës prej 18 vjet dhe periudhën e fillimit prej pesë vjetëve deri në shtatë vjet,me shkallën e kamatës diç më të madhe se në përqind, që paraqet bindshëm kushte më të favorshme në tregun botëror, tha Dinkiq pas takimit me përfaqësuesit e Bankës botërore,kumtoi Ministria e ekonomisë dhe financave.
Sic thekson,dinamika e lejes të kredisë do të varet nga tempoja e zbatimit të reformave të propozuara dhe marrëveshjes me Fondin ndërkombëtar monetar.