20 Nëntor 2024

Serbia shkurton buxhetin prej 350 milionë euro

Beograd, 11 qershor - Qeveria serbe deklaroi se po punonte mbi një plan të ri kursimi që nuk do të përfshijë pagat dhe pensionet.

Ministri serb i Ekonomisë dhe Financave, Mlagjan Dinkiç tha se qeveria synon të mbajë deficitin buxhetor në nivelin 4,7 për qind të produktit të brendshëm bruto duke e shkurtuar buxhetin me 350 milionë euro.

Programi do të përfshijë privatizimin e kompanive në pronësi shtetërore, përmirësimin e klimës ekonomike dhe tërheqjen e investimeve të reja.

Shefi i Bankës Botërore për Serbinë Loup Brefort tha se kjo është një ndërmarrje e vështirë duke qenë se pagat dhe pensionet përbëjnë 52 për qind të buxhetit.

Kryeministri serb, Ivica Daçiç dhe ministri i ekonomisë siguruan se situata financiare dhe shifrat në rritje të papunësisë në Serbi nuk janë në asnjë mënyrë të krahasueshme me ato në Greqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)