Serbia rrezikohet nga kriza ekonomike
Beograd, 13 qershor - Qeveria e Serbisë ka hartuar masat që duhet ndëmarrë për t'u përballur me krizën ekonomike. Megjithë sugjerimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, qeveria në Beograd ka vendosur që të mos i ngrijë rrogat dhe pensionet.
Rritja e rrogave dhe pensioneve në vitin 2014 varet nga gjendja ekonomike, thuhet në vendimin e qeverisë serbe, e cila ka hartuar edhe një plan për racionalizimin e të punësuarve në shërbimet publike dhe sipërmarrjet publike. Plani parashikon dhe masa të tjera dhe duhet të realizohet deri në fund të këtij viti, por kjo nuk është e sigurtë.
Ngrirja e rrogave dhe pensioneve është në shikim të parë në interesin e qytetarëve, por ekspertët thonë se kjo nuk është zgjidhje e mirë. Një vendim i tillë do të kishte vetëm domethënie politike, pohon Tanja Jakobi, kryredaktore e revistës "Biznesi dhe financat".
Vlera reale e rrogave dhe pensioneve do të bie, sepse po e shohim që vlera e dinarit po bie çdo ditë. Mbetet të shihet nëse njerëzit do të jenë në gjendje të paguajnë llogaritë dhe kreditë e tyre me rregull dhe cilat do të jenë anët negative të vendimeve të qeverisë, pohon Jakobi.
Deri tani nuk është e qartë se si do t'i zgjidhë qeveria problemet me mungesën e parave. Qeveria pohon se do të zvoglojë shpenzimet për 40 miliardë dinarë, në radhë të parë me kursime në sektorët publikë. Por Tanja Jakobi pohon se këto kursime nuk mjaftojnë për një krizë kaq të thellë në të cilën gjendet Serbia.
Nga rastet e shumta që shohim në media mund të konstatohet se shumë institucione kanë falimentuar. Ndaj besoj se kursimet e paralajmëruara mjaftojnë për zgjidhjen e situatës, thotë Jakobi.
Kursimet do të kenë dhe anën e tyre negative për sipërmarrjet publike. Për këtë vit janë ndarë "zero" para për sektorin e kulturës dhe mendoj se kjo do të ndodhë edhe me disa sektorë të tjerë, shton Tanja Jakobi.