19 Nëntor 2024

Serbia para falimentimit

Beograd, 6 tetor - Nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se shteti është para falimentimit, në kuptimin e plotë të fjalës, dhe ka paralajmëruar se masat për ripërtritjen ekonomike do të jenë të rënda, e jo populliste.

“Kapitalizmi do të thotë se nuk është punë e shtetit për të gjetur punë, por këtë t’ia mundësoj atij që mund të gjejë punë”, tha Vuçiq, dhe shtoi se në Serbi nuk ekziston përgjegjësi ndaj vendit, shtetit dhe popullit.

“Nuk ekziston vetëm ajo që të mos punoj asgjë dhe mos më prek në të drejtat e arritura”, tha Aleksandar Vuçiq, në një kanal televiziv në Beograd.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)