19 Nëntor 2024

Serbia ndalon punësimet në sektorin publik

Beograd, 1 jnar - Në Serbi ka hyrë në fuqi ndalesa dy vjeçare e punësimit në sektorin publik dhe ligji me të cilin në atë sektor zvogëlohen pagat më të larta se 60.ooo dinarë.

Me ndryshimet e Ligjit për sistemin e buxhetit që janë aprovuar më 6 Dhjetor,përkufizohet edhe numri i përgjithshëm i punëtorëve të angazhuara përkohësisht në 10% nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në organet apo institucionet që janë financuar direkt apo indirekt nga buxheti.

Punëtorët e rinj munden të punësohen me pëlqimin e trupit të Qeverisë së Serbisë,me propozim të ministrive apo organeve tjera kompetente,ndërsa janë paraparë edhe përjashtimet për pozicione të caktuara.

Shuma e fitimeve në sektorin publik që tejkalon 60.ooo dinarë do të zvogëlohet për 20% ndërsa shumë më e lartë se 100.ooo dinarë për 25%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)