18 Nëntor 2024

Serbia miraton marrjen e kredisë prej 1 miliard dollarë nga EBA

Prishtinë, 31 maj - Parlamenti i Serbisë ka miratuar një plan për marrjen e një kredie nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters, Serbia me anë të këtij plani do të marrë 1 miliard dollarë kredi nga EBA. Kredia merret për një afat 10 vjeçar me interes 2%.

Në buxhetin për vitin 2014 të qeverisë serbe është parashikuar marrja e një borxhi prej 3 milion eurosh nga EBA.

Lazar Krestic, ministër i financave të Serbisë tha se kjo është pjesa e parë e kredisë 1 miliardëshe që do të merret sivjet.

Beograd gjithashtu synon të nënshkruajë një marrëveshje me FMN për marrjen e një tjetër kredie me vlerë 1.5 miliard dollarë edhe pse negociatat mes palëve për këtë kredi nuk pritet të përfundojnë deri në vjeshtë të këtij viti.

Serbia ka pësuar dëme të shumta nga përmbytjet të cilat morën jetën e 51 persona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)