Serbia e brengosur për afarizimin në Kosovë
Beograd, 25 dhjetor - Kosova ka të ardhme ekonomike, ajo nuk është ngarkesën buxhetin shtetëror as ngarkesë në rrugën evropiane të Serbisë, deklaroi drejtori i zyrës së qeverisë për Kosovë Aleksandar Vulin.
Kosova është përparësia jonë e madhe, diç nga e cila Serbia mund të jetoj më mirë, Kosova është e rëndësishme edhe në aspektin ekonomik pjesë e pa shfrytëzuar e Serbisë tha Vulin në tubimi Sfidat aktuale ekonomike dhe juridike të ekonomisë serbe në Kosovë dhe shtoi se e ardhmja e Kosovës është më e mirë s e që mendojnë politikanët.
Sipas fjalëve të tij, masa e suksesit e Zyrës në krye të cilës është edhe qeveria e Serbisë mund të caktohet me numrin e serbëve që sot jetojnë në Kosovë dhe numrin se sa do të jetojnë në të ardhmen, prandaj duhet përforcuar ekonominë- ekzistuesen duhet bërë më të suksesshme tha Vulin.
Vulin theksoi se është vështirë të afarizohet në Kosovë dhe më për këtë është organizuar tryeza e rrumbullakët ,ku janë tubuar afaristët, shkencëtarët, përfaqësuesit e institucioneve.
Në tubim që do të përfundoj theksohet për pronësinë e pazgjidhur, në shlyerje të titullarëve për të cilën arsye pronarët janë pamundësuar të marrin pjesë në privatizim.