Serbia dhe FMN marrëveshje për një hua 1.4 miliardë dollarë
Beograd, 1 shtator - Serbia dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar arritën një marrëveshje për një hua të re prej 1.4 miliardë dollarësh për një periudhë 18 mujore.
Shefi i misionit të FMN-së Albert Jaeger tha sot se marrëveshja do ta ndihmojë Serbinë të ruajë stabilitetin dhe të përmirësojë klimën e biznesit. Serbia mund ta përdorë huanë e re vetëm në se do ti duhet për të mbrojtur sistemin financiar nga tronditje të mundshme.
Zoti Jaeger tha se të dhënat e fundit financiare të Serbisë kanë qënë zhgënjyese dhe kjo e detyroi FMN-në, të parashikojë një rritje më të dobët ekonomike se më parë. Serbia po përpiqet të marrë vetë nga rënia e thellë ekonomike.
Ekonomia e Serbisë parashikohej të rritej me 3 përqind për 2011 dhe 4.5 përqind për 2012. Sipas parashikimeve të reja, rritja për 2011 mendohet të jetë 2 përqind dhe për vitin e ardhshëm 3 përqind.