Serbi, ish ministri i financave akuzohet për korrupsion financiar
Beograd, 6 dhjetor - Gjykata e Serbisë ditën e enjte ka akuzuar Perdrag Bubalu, ish ministrin e jashtëm të financave të këtij vendi për kalimin e miliona dollarëve në llogarinë e tij.
Sipas deklaratave të gjykatave serbe, Bubalu së bashku me 8 ish funksionarë të qeverisë së këtij vendi janë akuzuar për keqpërdorim të pozitës së tyre në lidhje me kalimin e tenderit të portit të Danubit në Beograd një kompanie në Luksemburg.
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve nga Beogradi, akuzimi i këtyre personave nuk është aspak mirë për Serbinë dhe që ka kushtuar të paktën 5 milion e 700 mijë euro.