12 Maj 2024

Serbi, 1 milion e 770 mijë të papunë

Beograd, 11 tetor - Në Serbi ka aktualisht 1 milion e 770 mijë të papunë, por shifra në fjalë po bie gradualisht, ndërkohë që kuota e papunësisë ka arritur në 26.2 për qind.

 Kështu thotë zëvendësministrja e Punës dhe Politikave Sociale, Radmila Bukumiriç Katiç.

Duke folur në një tryezë të rrumbullakët, zyrtarja theksoi se 44 për qind e numrit total të të papunëve të regjistruar në Agjencinë Kombëtare të Punësimit janë persona në moshë të re.

Në të njëjtën kohë, një e treta ka vetëm arsimim dytësor, ndërsa mes të papunëve ka më shumë gra sesa burra.

Rroga mesatare në Serbi në muajin gusht ishte rreth 370 euro, shifër kjo që tregon se njerëzit në Serbi janë të punësuar kryesisht në sektorin publik, sepse 370 euro është rroga mesatare në këtë sektor.

“Shumica e komunave nuk kanë më rrogën mesatare më të ulët për faktin sepse nuk ka vende pune në ekonominë private dhe shumica e vendeve janë të lidhur me shërbimet publike të qeverive lokale, si policia, arsimi dhe kujdesi shëndetësor”, theksoi ministrja.

Bukumiriç Katiç shtoi se 323 mijë persona në Serbi punojnë në “ekonominë gri”, por ky numër sipas saj do të bjerë gradualisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)