Serbët nuk janë të gatshëm të paguajnë doganen dhe TVSH-në
Zubin Potok, 25 janar - Në veri të Kosovës janë ndaluar dhe kthyer mbrapa sot prej serbëve disa automjete të misionit të Bashkimit Evropian për shtetin ligjor.
Automjetet e EULEX-it do të shpinin në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut doganierë dhe polici kufitare të qeverisë së Kosovës.
Serbët në komunën e Zubin Potokut e shpjeguan aksionin e tyre duke thënë se kjo gjë nuk mund të lejohej.
Bllokuesit deklaruan më tej se pakica lokale serbe nuk është e gatshme të paguajë dogana dhe tatim mbi vlerën e shtuar.
Serbët e kontrolluan trafikun edhe në Rudarë, rrugës drejt pikëkalimit kufitar Jarinjë.
Në mes të janarit midis Prishtinës dhe Beogradit u vendos me ndërmjetësimin e BE-së që në të dyja pikmëkalimet të paguheshin tatime.
Kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç në takimin e fundit ranë dakord për zbatimin e plotë të marrëveshjes për kontrollin e integruar të kufijve të njohur si IBM.
Takimi i radhës në Bruksel është parashikuar të zhvillohet nga mesi i shkurtit. Në këtë takim pritet që në të finalizohen bisedimet rreth zgjidhjes së çëshjtes së strukturave paralele të Serbisë në veri të Kosovës.