Senton Kaçaniku zgjedhet Drejtor i CSR Kosova
Prishtinë, 27 janar - Drejtori i ri Ekzekutiv, Senton Kaçaniku sjell lidership dhe përvojë specifike të CSR në Rrjetin tonë, dhe me strategjinë së tij të re, të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve, Rrjeti do të vazhdojë të luajë një rol prijës në promovimin e praktikave dhe vlerave të CSR në vend.
E kaluara e z. Kaçanikut përfshin një karrierë të suksesshme brenda korporatave të mëdha dhe si konsulent, si dhe lidershipin e një projektit shumë të suksesshëm të CSR me synim të fuqizimit të rinisë përmes edukimit në formë të bursave dhe vizitave ndërkombëtare dhe një numri të madh të shpërblimeve dhe aktiviteteve me karakter arsimor.
Në Rrjetin CSR Kosova, z. Kaçaniku do të punojë për të promovuar Paktin Evropian për Rininë, që është nisma më ambicioze e CSR Europe dhe Komisionit Evropian deri në ditët e sotme. Për më tepër, z. Kaçaniku dhe CSR Kosova do të vazhdojnë të promovojnë 10 parimet e Kompaktit Global të OKB-së në fushat e të drejtave të njeriut, mjedisit dhe anti-korrupsionit; si dhe strategjinë Enterprise 2020 të CSR Europe.
Ne i urojmë z. Kaçanikut një mandat të suksesshëm, gjatë të cilit sektori privat do të vazhdojë të jetë një qytetar aktiv dhe i përgjegjshëm në Kosovë, me projekte të shumta të CSR në dobi të shoqërisë së përgjithshme, dhe me një angazhim të vazhdueshëm për të ngritur vetëdije në mesin e NVM-ve dhe opinionit publik në lidhje me përparësitë e praktikave të CSR.