16 Nëntor 2024

Senati i SHBA-ve miraton buxhetin

Washington, 30 tetor - Senati i Shteteve të Bashkuara e ka kaluar marrëveshjen për buxhet dyvjeçar, me të cilën parashihet rritje e shpenzimeve dhe evitim të mundësisë për mbyllje të qeverisë.

Legjislacioni i buxhetit, që është miratuar sot herët në mëngjes nga Senati, pasi para dy ditësh është miratuar në Dhomën Përfaqësuese, tash duhet të nënshkruhet nga presidenti, Barack Obama.

Në Senat kjo masë, me të cilën rriten shpenzimet e qeverisë amerikane për 80 miliradë dollarë, u miratua me 64 vota për dhe 35 kundër.

Kjo marrëveshje u arritë pas disa javëve të negociatave ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe kryesuesit të atëhershëm të Dhomës Përfaqësuese, John Boehner, nga Partia Republikane.

Zoti Boehner është tërhequr ndërsa dje, republikani tjetër, Paul Ryan, u uzgjodh kryesues i Dhomës Përfaqësuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)