Senati amerikan votio 1000 miliardë dollarë shpenzime
Washington, 19 dhjetor - Senati amerikan, miratoi një sërë masash kolosale prej rreth 1 000 miliardë dollarësh për financimin e shtetit federal deri më 30 shtator 2012 duke shmangur kështu një paralizim të shërbimeve administrative.
Të zgjedhurit miratuan këto masa me 67 vota pro dhe 32 kundër, pas një votimi të ngjashëm në Dhomën e Përfaqësuesve.