Seminari i Kërkimit Ekonomik të Evropës Juglindore mbahet në Tiranë
Tiranë, 10 gusht - Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se Seminari i 11-të i Kërkimit Ekonomik të Evropës Juglindore do të zhvillohet më 4 dhe 5 dhjetor 2017 në Tiranë.
Në informacionin e publikuar në faqen zyrtare të BSH-së, theksohet se, në këtë aktivitet të rëndësishëm do të prezantohen dokumente hulumtime nga akademikë dhe bankierë të Banka Qendrore, të vendeve të Europës Juglindore.
Seminari do të diskutojë zhvillimet kryesore në tregjet e parasë, zbatimin e politikës monetare dhe kornizat operacionale të bankave qendrore që nxisin zhvillimin e industrisë bankare.