15 Nëntor 2024

Sekuestrohet pasuria e përfituar nga krimi i organizuar

Prishtinë, 6 maj - Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, ka zhvilluar hetime intensive që nga viti i kaluar, ndaj një grupi mirë të organizuar i të dyshuarve për vepra penale të krimit të organizuar  si fajde, detyrim, kanosje dhe mashtrim.

Lidhur me këtë rast i cili është një nga rastet e selektuara që ka qenë i shenjëzuar sipas procedurës së përcaktuar në procesin e liberalizimit të vizave, janë kryer operacione policore me qëllim të identifikimit dhe të provuarit e veprimtarisë kriminale të këtij grupi, në të cilin deri më tani janë arrestuar (9) persona të dyshuar e të cilët janë në proces gjyqësor.

Sektori i Hetimeve të Integruara Financiare, ka vazhduar me identifikimin e pasurisë të këtij grupi kriminal e që dyshohet se ka prejardhje nga veprimtaria kriminale.

Kështu, në bashkëveprim me Agjensionin për Administrimin e Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe në përkrahje të njësive tjera policore, në bazë të urdhëresës nga gjykata kompetente, me datën 05.05.2016, PK ka ndërmarrë operacionin e quajtur “Kristal” dhe ka sekuestruar  pasurinë e përfituar nga ana e të dyshuarve me vepra penale të krimit të organizuar.

Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Prizrenit, me këtë rast janë sekuestruar: një hotel (448 m2); një restorant (327 me2) dhe veranda (92 m2); një objekt (24 m2) dhe parcelë  tokë (6664 m2).

Lidhur me këtë rast, ka pasur edhe sekuestrime të mëhershme të pasurisë, e cila dyshohet të jetë përfituar në mënyrë të kundërligjshme si;

Para te gatshme 303.235,00  euro, 1.100,00  franga Zvicerane, 700 gr. Ari, 7 vetura private.

Asetet e sekuestruara i janë dorëzuar agjencionit përkatës për administrim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)