16 Janar 2025

Sektori privat shtyllë ekonomike e Ballkanit Perëndimor

Prishtinë, 13 dhjetor - Fuqizimi i bashkëpunimit në mes sektorit privat të vendeve të rajonit, element shtytës për ngritjen e aftësisë konkurruese të regjionit të Ballkanit Perendimor

Në tryezën rajonale mbi bashkëpunimin ekonomik dhe arbitrazhin, të organizuar sot në Podgoricë nga Oda Ekonomike e Malit të Zi dhe e përkrahur nga Qeveria Gjermane përmes Ost-Ausschuss, morri pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Rukiqi para të pranishmëve nga Odat Ekonomike të vendeve të CEFTA-s prezantoi mbi mundësitë e fuqizimit të bashkëpunimit në mes vendeve të rajonit, vecanërisht në fushën e arbitrazhit dhe promovimit të investimeve, si mjete efikase në adresimin e cështjeve kyqe që lidhen me sundimin e ligjit dhe rritjen e punësimit, pra duke promovuar arbitrazhin si mjet efikas për zgjidhjen e kontesteve komerciale, si dhe krijimin e instrumenteve që mund të shërbenin promovimin e investimeve në kohën e krizës ekonomike globale.

Gjatë diskutimeve për planet e vitit 2013 u pajtuan në disa cështje si në vijim: a) te gjenden forma konkrete të përkrahjes për promovimin të arbitrazhit te investitorët dhe komuniteti I biznesit, sidomos përmes edukimit dhe informimit; b) Zhvillimit të projekteve të përbashkëta për qasje të integruar në promovimin e investimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)