Sektori Privat, shtyllë e zhvillimit ekonomik
Prishtinë, 25 Tetor Në takimin e sotëm të zhvilluar në selinë e Odës Ekonomike në Prishtinë, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu pati nderin dhe kënaqësinë që me Kryetarin Lexhendar Visar Arifaj të diskutojë çështje të rëndësishme ekonomike për Prishtinën, Kosovën dhe Evropën.
Me këtë rast, z.Gërxhaliu pati rastin edhe të informohet për së afërmi me vizionin e Kryetarit Lexhendar për këto çështje dhe jo vetëm.
Kryetarët diskutuan në mënyrë konkrete dy çështje shumë të rëndësishme: të drejtat e punëdhënësit dhe privatizimin e Odës Ekonomike të Kosovës pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, ku Kryetari Lexhendar së pari shpalosi brengat e tij që burojnë nga ligji i punës në formën aktuale, i cili nuk merr parasysh dhe nuk garanton të drejtat e punëdhënësit.
Siç ka thënë Naimi: punë, punë, natë e ditë që të shohim pakëz dritë, e kjo nuk arrihet me vetëm 40 orë punë në javë. E drejta në pushim mjekësor, kushtet e ndërprerjes së kontratës, e drejta në ankesë, padi dhe organizim sindikal dhe probleme të tjera janë ato që kufizojnë fushë veprimin e punëdhënësit dhe u japin drejta të pamerituara dhe të ekzagjeruara punëtorëve ka shtuar Lexhendari Arifaj.
Sa i përket Privatizmit të Odës Ekonomike të Kosovës, Kryetari Lexhendar i prezentoi Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës vizionin e tij, që është në vazhdën e privatizimit të aseteve publike të Kosovës.
Besojmë se në një të ardhme të afërt do të shpallet tenderi për privatizimin e Odës Ekonomike të Kosovës, të cilin pritet ta fitoj kompania Al-Petlla në konzorcium me një grup aksionarësh gjerman, e që do të formojnë konzorciumin PAXOS. Jam i bindur që pas privatizimit, Oda do të funksionojë edhe më mirë, e ndoshta edhe konzorciumi i bazuar në parimin e partneritetit publiko-privat do tia garantojë vendin e punës z.Gërxhaliu, mirëpo kjo natyrisht se do të varet nga qëndrimet e tij në raport me procesin e privatizimit dhe partinë. Pëveç tjerash, privatizimi do të kishte edhe një efekt tjetër, atë të zgjidhjes së kontesteve të pronave të Odës Ekonomike, vazhdoi tutje Arifaj. Arifaj.
Në pajtueshmëri politikat e tij të privatizimit të gjithçkaje ekzistuese, Kryetari Lexhendar e prezentoi edhe idenë e tij në rreth zhdukjes së korrupsionit dhe praktikave jo-formale biznesore, duke i formalizuar ato edhe juridikisht.
Taksa korruptive do të normohet në 8%, pavarësisht llojit dhe madhësisë së biznesit apo kompanisë, duke siguruar kështu mirëkuptim në mes të të gjitha palëve. Në këtë fushë, ne presim edhe përkrahje nga Oda Ekonomike e Kosovës, apo në të kundërtën, riformatizimi i Bordit dhe i menaxhmentit të OEK-së do të ishte domosdoshmëri, përfundoi Lexhendari Arifaj.
Idetë gjeniale si kjo dhe shumë ide të tjera janë të cekura si prioritete në programin e qeverisjes lokale të Partisë së Fortë.