12 Nëntor 2024

Sektori privat rrit optimizmin për të bërë biznes

Prishtinë, 14 korrik - Oda Ekonomike e Kosovës ka publikuar rezultatet e “Monitorit të biznesit Kosovar” për tremujorin e dytë të vitit 2016.

Në fjalën e tij hyrëse kryetari i OEK-ut, z. Gërxhaliu, theksoi rëndësinë që ka ky publikim në kapjen e tendencave të biznesit nëpër tremujorë.

“E rëndësishme për këtë anketëështë ajo që, realizohet në hap me kohën për të matur tendencat nëpër kuartale dhe këto të dhena janë shumë egzakte”, tha Gërxhaliu. Tutje, kryetari i OEK-ut, shpalosi të gjeturat kryesore duke aluduar në të gjeturat mjaftë pozitive për këtë tjemujorë.

Pritshmëritë për punësim janë optimiste, poaq sa janë edhe pritshmëritë për aktivitet biznesor brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Sektori i ndërtimit ka treguar një përmirësim të jashtëzakonshëm në këtë tremujorë, duke vlerësuar gjendjen aktuale të biznesit si më të mirën që nga viti 2013. Sektori i tregtisë me shumicë dhe ai i tregtisë me pakicë kanë performuar më dobët në këtë tremujorë, krahasuar me sektorët tjerë, sidoqoftë trendi mbetet pozitiv. Indikatori i konfidencës ka vazhduar trendin pozitiv edhe në këtë vit.

Znj. Henriette Kötter nga Ambasada Gjermane, ndër të tjera tha qëQeveria Gjermane e konsideron Odën Ekonomike të Kosovës, si një aktor shumë të rëndësishëm në promovimin e konkurrueshmërisë së sektorit privat në Kosovë, që është edhe qëllimi kryesor i projektit të GIZ-it në fushën e zhvillimit ekonomik. Bashkëpunimi në mes të GIZ dhe Odës Ekonomike të Kosovës ka një histori të gjatë dhe pozitive që nga viti 2007.

“Indeksi i klimës së biznesit është një nga sondazhet më të shquara të OEK-uttë realizuara me mbështetjen e GIZ. Ky lloj i anketave është kryer në shumë vende dhe është një instrument i mirë- i krijuar për analizën e zhvillimit të biznesit. Ne inkurajojmë OEK-un që të lobojëtek institucionet qeveritare qëtë përdorin rezultatet dhe vlerësimet e sondazheve të klimës së biznesit, pasi ato janë të dhëna nga perceptimet subjektive të bizneseve të sektorit privat në Kosovë”, tha ndër të tjera znj. Kötter.

Nga kabineti qeveritar, znj. Hykmete Bajrami, Minitre në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë vlerësoi lartë kontributin që OEK-u po jep me anë të indikatorit të klimës së biznesit. Tutje, znj. Bajrami tha që beson që ka pasur konkretsësi në përmirësim të ambientit biznesor në Kosovë.

z. Lulzim Rafuna, drejtor i përgjithshëm i Doganave të Kosvës tha që kanë thjeshtësuar mjaftë procedra që ua lehtësojnë bizneseve mjaftë veprimtarinë. Dogana, sipas z. Rafuna, do të vazhdojë me avancime të tjera.

Indikatori i klimës së biznesit pubikohet në baza të rregullta tremujore nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe ka për qëllim parashikimet e ndryshimeve në ekonominë kosovare. Anketa u realizua me afër 400 kompani, të 5 sektorëve kyq të ekonomisë kosovare. Të dhënat janë grumbulluar në fund të muajit qershorë dhe fillm të muajit korrik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)