20 Nëntor 2024

Sektori privat nuk po mbështetet

Prishtinë, 5 gusht - Rritja ekonomike e Kosovës duhet parë si inkurajuese, por nuk është e mjaftueshme për të ndikuar në një rritje të qëndrueshme ekonomike, me ndikim në krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), ka thënë se arsyet pse Kosova nuk ka një zhvillim më dinamik dhe më të qëndrueshëm ekonomik qëndron te mosmbështetja e duhur për sektorin privat, i cili duhet të mbetet bosht i zhvillimit të vendit.

"Nëse kaq shumë vite pas luftës nuk kemi mundur të dalim me një pako stimuluese fiskale për sektorin privat në vend, nuk mund ta justifikojmë mungesën e përpjekjeve për luftimin e informalitetit dhe krijimin e kushteve të barabarta të lojës për të gjithë, për shkak se bizneset të cilat janë të rregullta në aktivitetet e tyre afariste, karshi shtetit dhe konsumatorëve, nuk mund t’u bëjnë ballë bizneseve të cilat u shmangen obligimeve të tyre", ka theksuar ai.

Zeka në këtë intervistë ka thënë se të hyrat buxhetore të Kosovës do të mund të rriteshin me një fuqizim të kontrollit të brendshëm dhe luftimin e informalitetit.

Ai ka theksuar se gjendja e paqëndrueshme dhe e paperspektivë në “Trepçë” nuk duhet të vazhdojë, por Kosova duhet t’i vazhdojë planet për ndërtimin e autostradës në drejtim të Shkupit.

"Gjendja e paqëndrueshme dhe e paperspektivë në “Trepçë” nuk bën të vazhdojë. Nuk duhet të presim dhe të vijmë në atë situatë, kur dikush, për shkak të mosveprimit tonë, do ta shfrytëzojë këtë situatë për kërkesa të pakuptimta dhe qesharake."

"Qeveria ka obligim ta respektojë rezolutën e Kuvendit të Republikës dhe që, me gjithë vonesën, sa më shpejt të jetë e mundur ta përgatisë projektligjin për “Trepçë”-n, që do ta mundësonte riorganizimin e kësaj ndërmarrje, mes të tjerash, edhe krijimin e një ndërmarrje të re, e cila do të lirohej nga barra e pretendimeve të caktuara kreditore dhe të mund të vazhdonte me planin e investimeve dhe shfrytëzimit maksimal të kapaciteteve të saj. Investitorët dhe burimet e financimit nuk do të mungojnë nëse ka guxim dhe dinamikë më të shpejtë të veprimit", ka pohuar Zeka.

/epoka e re/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)