18 Nëntor 2024

Sektori privat kërcënon me protesta

Prishtinë, 13 mars - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ka paralajmëruar protesta dhe greva, nëse nuk ndërmerren hapa për rritjen e pagave edhe të punëtorëve në sektorin privat.

Në takimin e sotëm të kësaj sindikate u vendos që nga java e ardhshme të fillojë dialogu me institucionet përkatëse dhe në rast se nuk ndërmerret asgjë, sindikalistët privat do të fillojnë protestat e tyre.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se për një periudhë shumë të gjatë në këtë sektor nuk është bërë asnjë ndryshim për rritjen e pagave në këtë sektor.

Ai theksoi se edhe pse sektorin privat nuk e financon Qeveria e Kosovës, sindikalistët privat, kërkojnë që të bëhen hapat e duhur përmes ligjit për rritjen e pagave të punëtorëve privat. Ai paralajmëroi se nëse nuk bëhet ndonjë zgjidhje për këtë sektor, do të fillojnë protestat e tyre.
 
 “Java e ardhshme të jetë java e dialogimit me të gjitha institucionet përkatëse, Qeverinë, Komunën dhe kompanitë private, që të gjejmë një zgjidhje. Ndërsa nëse nuk kemi asnjë lëvizje java e dytë do të fillojë me protesta ndoshta edhe me greva”, tha Azemi.
 
Mustafë Ahmeti nga sindikata e Hotelit Grand, tha se që nga viti 2006 nuk kanë pasur asnjëherë ngritje të pagave.Ai theksoi se kanë zhvilluar takime dhe kanë kërkuar që të ketë ndryshime në pagat e tyre, por nuk është ndërmarrë asgjë.
 
Punëtorët e sektorit privat në Kosovë, ndihen më të diskriminuarit, pasi paga e tyre minimale është 130 euro. Sindikalistët theksuan se qeveria ka bërë një diskrimimin duke rritur pagat e 83 mijë punëtorëve të sektorit publik, kurse paga minimale e 250 mijë punëtorëve të sektorit privat është vetëm 130 euro. rtk 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)