07 Nëntor 2024

Sektori privat do të jetë bartës kryesor i rritjes ekonomike

Prishtinë, 19 shtator - “Unë sot jam bashkë këtu me kolegët nga Ministria e Financave. Qëllimi i këtij takimi është që ta vendosim një bashkëbisedim dhe një dinamikë që ne ti shtyjmë bashkërisht proceset përpara “, tha sot ministri i Financave Bedri Hamza, në takimin  me udhëheqësit e Asociacioneve të Biznesit.

Ministri me këtë rast ka paraqitur vizionin e tij sa i përket lehtësimeve për të bërë biznes në vendin tonë.

“Ministria e Financave fokus kryesor në këtë mandat do të ketë mbështetjen dhe përkrahjen e sektorit privat, sepse jemi të sigurt se sektori privat do të jetë bartës kryesor i rritjes ekonomike dhe të krijimit të vendeve të qëndrueshme të punës” shtoi ministri Hamza.  

Ai bëri të ditur se “Siç e dini bazat e sistemit tatimor në Kosovë kanë filluar në vitin 2008, ka pasur vazhdimisht plotësime dhe ndryshime të politikave fiskale. Dhe sigurisht që edhe tani por edhe në të ardhmen do të paraqiten nevojat që ne të reflektojmë në politikat tona fiskale krejt këta me qëllim të përmirësimit të ambientit për biznes”.

Sipas tij, gjatë këtij mandati në programin qeverisës nuk është parapa që të ngritet norma tatimore, nuk është parapa që të vendosim tatime edhe ngarkesa të reja për biznesin.

“Fokusi jonë është që në si Ministri të mbesim të përkushtuar në hartimin e politikave të atilla tatimore që kanë për fokus mbështetjen e prodhimit vendor, me qëllim të zvogëlimit të deficitit të lartë tregtar, dhe me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës. Për ma tepër në program qeveritar kemi parapa edhe thjeshtësimin e sistemit tatimore dhe doganor, dhe ngritjen e kapaciteteve administruese të tatimeve dhe të doganave nga Agjencionet përkatëse. ”, shtoi ministri Hamza.

Sipas ministri Bedri Hamza, “Gjithçka çka është diskutuar deri më tani, sa i përket politikave fiskale, reformave në këtë fushë, sigurisht se ne i kemi në konsideratë, mirëpo sot jemi këtu që bashkërisht të dakordohemi dhe unë jam shumë i hapur që të pres propozime të reja mbi këtë, çka na mundemi të bëjmë më shumë dhe cilat janë pengesat që ne duhet ti adresojmë me qëllim të krijimit të parakushteve për bizneset në Kosovë”.

Ai bëri të ditur gjithashtu se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar dhe ka vendosur si prioritet tonë lehtësimin në qasje në financa.

“Për këtë është themeluar Fondi për garantimin e kredive dhe ne kemi filluar bisedat që kapitali modest i këtij Fondi të ngritët në një nivel tjetër, krejt kjo me qëllim që ndërmarrjet dhe planet e bizneseve të cilat kanë fizibilitet, sidomos për gjeneratat e reja, sidomos në fushën e prodhimit, por nuk kanë arrit të ende të krijojnë një historikë dhe një kolateral për bankat ky Fond mundëson  granatimin e kredive”, shtoi ministri Hamza.

“Duke ju falënderuar edhe një herë për pjesëmarrje dhe duke pasur konsideratë kohën e juaj, sepse ju punoni edhe për vete, ju punoni edhe për familjet e juaja, ju punësoni shumë njerëz, ju kontribuoni në Buxhetin dhe në mbushjen e arkës së shtetit”, shtoi ministri Hamza.

Ndërsa, përfaqësuesit e Odave Ekonomike të Kosovës dhe Shoqatat e Bizneseve duke falënderuar ministrin Bedri Hamza për ftesën, shprehën gatishmërinë e tyre për të parashtruar kërkesat e tyre të reja të cilat do të shërbenin për të plotësuar edhe më shumë reformën fiskale në Kosovë. Ata gjithashtu theksuan se është hera e parë që një ministër i Financave po deklarohet publikisht se si objektiv të veten e ka krijimin e barazisë si dhe kushteve më të mira për prodhuesit vendorë.

Po ashtu gjatë takimit përfaqësuesit e bizneseve kërkuan që Pakoja fiskale 2.0 të filloj së implementuari sa më shpejtë në mënyrë që të fillojnë të vërehen edhe efektet e saja në të bërit biznes në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)