18 Nëntor 2024

Sektori ndërtimor para kollapsit

Prishtinë, 1 gusht - Shoqata e Ndërmarrjeve ndërtimore  dhe prodhuese të materialeve ndërtimore në Kosovë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), kanë mbajtur një konferencë për shtyp të premten lidhur me gjendjen aktuale në sektorin e ndërtimit, i cili në mujat eu fundit ka rënë, duke ndikuar edhe në humbjen e vendeve të punës.

Me këtë rast kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se sektori i ndërtimit është duke u ballafaquar me sfida të shumta, sfida këto të cilat sipas tij, po ndikojnë në ekonominë kosovare.

“Arsyeja pse sot jemi këtu është që vërtetë të alarmojmë situatën e krijuar nga vetë fakti që kemi afër 20 mijë të rinjë apo punëtorë në sektorin e ndërtimtarisë në këtë vit të pa punë. Dhe mbi të gjitha është një brengë shqetësuese që reflektohet në mënyrë të indeksit zingjiror në ekonominë kosovare”, është shprehur Gërxhaliu.

Ai ka thënë se bllokadat aktuale të natyrës burokratike e kanë dërguar sektorin e prodhimit të materialit ndërtimor para kolapsit duke bërë që disa kompani vendore janë duke u mbyllur.

“Është mese e vërtetë që ne si Odë Ekonomike jemi për sundim të rendit dhe ligjit, por gjithmonë duke kuptuar se rendi dhe ligji nuk vinë me anë të bllokadave dhe bllokimit të implementimit të ligjeve. Mirëpo duhet të keni parasysh që nuk duhet të bëhet një qasje gjenerale ndaj sektorëve, sepse kemi 3-4 raste të kompanive të cilat janë të banalizuara dhe nuk duhet i gjithë sektori të vuaj”, ka thënë Gërxhaliu.
dhe të punësuarit që janë nëpër fabrika prodhuese, kjo po që e tensionon aspektin social në Kosovë”, ka pohuar Gërxhaliu.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Ndërmarrjeve Ndërtimore dhe Prodhuese të Materialeve Ndërtimore i Kosovës Brahim Selimaj, vlerëson se 90 për qind e kapaciteteve punuese të ndërmarrjeve ndërtimore dhe prodhuese të materialit ndërtimor në Kosovë, e kanë ndërprerë punën e tyre, ku sipas tij edhe ato të cilat punojnë i kanë limituar kapacitetet e tyre punuese.








Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)