06 Nëntor 2024

Sektori i prodhimit me mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar

Prishtinë, 14 shtator – Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me përfaqësues nga EYE (Enhancing Youth Employment- ) vizituan kompaninë ‘Vita’, ‘Birra Peja’ dhe Line Group, për tu njoftuar nga afër për punën e tyre si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto kompani.  

Gjatë kësaj vizite u vërejt se një nga problemet e shumta me të cilat përballen pothuajse të gjithë prodhuesit në Kosovë është edhe mungesa fuqisë punëtore të kualifikuar që përbënë një sfidë mjaft të madhe për prodhuesit e që ndikon drejtpërdrejtë në avancimin e sektorit të prodhimit në vend.

Edhe pse numri të papunëve në Kosovë është mjaftë i madh, sektori i prodhimit ka pasur problem në vazhdimësi për gjetjen e punëtorëve të kualifikuar për nevojat e biznesit. Kjo për shkak të mungesës së investimeve në ngritjen profesionale tek të rinjtë dhe krijimin e programeve të cilat do të ju përshtateshin tregut të punës. Sektori i prodhimit ka mungesë të thellë të punëtorëve të kualifikuar sidomos në teknologjinë e ushqimit dhe mekatronikës.

Klubi i Prodhuesve vazhdimisht ka shprehur shqetësimin për problemet me të cilat ballafaqohet sektori i prodhimit e sidomos me mungesat që kompanitë e ndryshme kanë sa i përket burimeve njerëzore. “ Kosovës i nevojitet investim në politikat e arsimit si nga sektori publik edhe ai privat, në avancimin e programeve të cilat përgatisin të rinjtë për tregun e punës. Është koha e fundit të tregohet seriozitet në krijimin e programeve trajnuese dhe të investohet në krijimin e qendrave trajnuese të cilat janë të qëndrueshme dhe kane efekte afatgjate.”- u shpreh drejtori ekzekutiv i Klubit të prodhuesve gjatë vizitës.

Ndërsa, Tim Sparkman drejtor i programit në EYE, tha që në kuadër të aktiviteteve të tyre punojnë që të ndihmojnë sektorin e prodhimit gjithnjë e më shumë me fuqi punëtore relevante, produktive dhe premtuese, kështu duke i mobilizuar resurset dhe partnerët e tyre për t’i realizuar këto ndryshime.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)