Sektori financiar i Kosoves përfaqësohet në Berlin
Berlin, 20 nëntor - Në Berlin është mbajtur takimi vjetor i Fondit Europian për Evropen Juglindore (EFSE) ku morën pjesë lider të sektorëve financiar për Europen juglindore.
Panelist i ftuar për të përfaqësuar Kosoven ishte Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosoves z. Petrit Balija.
Në panel morën pjesë edhe Guvernatori i Bankës Qëndrore të Kroacise z. Boris Vujcic, ish-Guvernatori i Bankës Qëndrore të Serbisë z. Radovan Jelasity, dhe përfaqësues tjerë nga Holanda dhe Mbreteria e Bashkuar të cilët diskutuan për shumë zhvillime në arenen botërore financiare.
Në delegacionin nga Kosova morën pjesë edhe Guvernatori dhe zv. Guvernatori i Bankes Qëndrore të Kosoves, përfaqësues të institucioneve bankare dhe mikrofinanciare si dhe përfaqësues të zyres së EFSE në Kosovë.