Sektori bankar spanjoll është përmirësuar ndjeshëm
Bruksel, 15 nëntor - Eurogrupi mbështeti të enjten vendimin e Spanjës për të mos qënë më pjesë e programit të ndihmës financiare nga janari i vitit të ardhshëm.
Presidenti i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem përshëndeti Madridin për implementimin e suksesshëm të reformave në sektorin financiar.
Sipas tij, situata e përgjithshme e sektorit bankar spanjoll është përmirësuar ndjeshëm, përfshirë edhe aksesin në fondin e investimeve. Ai shtoi se me masat e marra, bankat spanjolle janë forcuar dukshëm.
Gjithsesi, qeverisë së Madridit i bëhet thirrje që të vijojë përpjekjet për të ulur numrin e lartë të papunësisë dhe rreziqeve nga borxhi i madh i brendshëm dhe i jashtëm.