17 Nëntor 2024

Sektori bankar ka shënuar përmirësime të dukshme

Prishtinë, 20 mars – Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, të premten është takuar me zyrtarë të Shoqatës së Bankave të Kosovës (SHBK) dhe delegacionit të misionit të FMN-së që po viziton Kosovën këto ditë.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës Petrit Balija, ka deklaruar se në këtë takim u diskutuan arritjet e sektorit bankar në Kosovë dhe mundësitë e mëtutjeshme për përmirësime.

Gjithashtu u identifikuan dhe diskutuan se cilat janë përmirësimet që duhet bërë për të përmirësuar mjedisin për të bërë biznes në Kosovë me theks të veçantë në zbatimin e kontratave si një fushë që ka ngecur dukshëm në Kosovë dhe që është jetike si për bankat dhe bizneset tjera që operojnë në Kosovë ashtu edhe për investime të huaja direkte.

Për më shumë, sektori bankar ka shënuar përmirësime të dukshme si në normat e interesit për kredi ashtu edhe në mbajtjen e kredive jo performuese në nivele më të ultat në rajon. Kjo tregon një stabilitet të mirë të industrisë bankare në Kosovë dhe siguri për depozitorët, shtoi në fund zt. Balija.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në këtë takim u përfaqësua nga përfaqësuesi rezident i FMN-së për Kosovë, zt. Frank Lakwijk, zt. Giuseppe Cipollone economist i lartë i Departamentit Evropian, zt. Jason Weiss economist –Departamenti Evropian, znj. Aleksandra Zdzienicka, ekonomiste, Departamenti për Strategji, Politika dhe Rishikim, zt. Florian Misch, ekonomist Departamenti I Çështjeve Fiskale, zt. Selim Thaçi, ekonomist, zyra e përfaqësuesit rezident në Kosovë dhe zt. Jacques Miniane, shef i misionit të FMN-së për Kosovë, Departamenti Evropian.  Në këtë takim ishin prezent edhe të gjithë kryeshefët ekzekutiv të bankave komerciale që operojnë në Kosovë, anëtarë të SHBK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)