Sekretari i UP-së dyshohet për keqpërdorime
Prishtinë, 17 nëntor - Sekretari i Përgjithshëm në Universitetin e Prishtinës, Esat Kelmendi, është suspenduar nga detyra për shkak të dyshimeve se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
Vendimi për shkarkimin e Kelmendit është marrë nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, duke u bazuar në të dhënat e ofruara në raportin e Auditorit të Brendshëm, raporton KosovaPress.
Burime brenda Rektoratit kanë thënë se vendimi pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Sekretari Esat Kelmendi e ushtronte tash dy vjet këtë detyrë. Ai u ka thënë medieve se do të bëjë ankesë në të gjitha instancat e mundshme, përfshirë këtu edhe Gjykatën Kushtetuese.