Sejko: Sistemi bankar shqiptar nuk është i ekspozuar ndaj krizës greke
Tiranë, 1 korrik - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një konferencë për shtyp ditën e mërkurë, deklaroi se “sistemi bankar shqiptar nuk është i ekspozuar ndaj krizës greke”.
“Kapitali grek në vendin tonë është në nivelin 15%, ka shënuar një ulje në krahasim me vitet më përpara. Sistemi bankar shqiptar gëzon shëndet të plotë financiar. Situata tregon qartë se sistemi ynë nuk është i ekspozuar ndaj krizës greke”, tha Sejko.
Guvernatori nënvizoi se janë marrë masat e duhura për bankat me kapital grek: “Kemi kufizuar çdo lloj transferte kapitali të këtyre bankave”.