Seideneck viziton SPERTK-un
Prishtinë, 3 dhjetor - Përfaqësuesi i Konfederatës Evropiane të Sindikatave, Peter Seideneck ka vizituar sot Sindikatën e punëtorëve të RTK-së, ku është pritur nga kryetari i SPERTK-së, Naser Thaçi.
Gjate këtij takimi është biseduar për rolin e sindikatave dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve.
SPERTK ka njoftuar se po ashtu është biseduar për të drejtat e punëtorëve si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Kryetari i SPERK-ut, Naser Thaçi e ka njoftuar z.Seideneck për gjendjen dhe të drejtat e punëtorëve në RTK.
Është premtuar se shumë shpejt Sindikata e punëtorëve të RTK-së
(SPERTK) e cila është anëtare e BSPK-së, do të jetë pjesë e konfederatës sindikalë të Evropës\", ka njoftuar SPERTK.