Së shpejti aksion për pastrimin e lagjeve rome
Prishtinë, 18 shkurt - Këshilltari i Ministrit të MMPH-së, Agim Qehaja, ka pritur në takim zëvendësministrin për Komunitete dhe Kthim Jollxhi Shala dhe deputetin Kujtim Paçaku.
Në këtë takim u diskutua rreth organizimit të një aksioni të përbashkët në mes MMPH-së, banorët e lagjeve rome dhe shoqërisë civile, konkretisht iniciativës Ta Pastrojmë Kosovën, për pastrimin e lagjeve ku jeton komuniteti romë duke filluar nga lagja rome në Janjevë të Komunës së Lipjanit, lagje kjo e cila tash e sa kohë vazhdon të jetë e ndotur ku kundërmimi dhe përhapja e mundshme e ndonjë epidemie, janë shndërruar në shqetësim serioz për banorët.
Këshilltari Qehaja ka theksuar se pastrimi i mjedisit ku jetojmë dhe mënjanimi i deponive ilegale është prioritet i MMPH-së dhe njëkohësisht ka paralajmëruar se aksione pastrimi do të organizohen edhe në lagjet tjera ku jetojnë komunitet duke u bashkuar të gjithë pa dallime për një mjedis të pastër për shtetin tonë të përbashkët.
Këto organizime do të kenë edhe për qëllim që kujdesi për mjedisin të rrit bashkëveprimin në mes gjitha etnive në Kosovë ka shtuar Qehaja.
Zëvendësministri Shala dhe deputeti Paçaku falënderuan këshilltarin Qehaja për pritjen që ju bë dhe për gatishmërinë e bashkëpunimit për të mirën e komunitetit romë.