Schultz: Italia është një faktor shumë i fortë në ekonomi
Bruksel, 10 nëntor - ''Jam një parlamentar gjerman dhe shqetësohetm për këtë, sepse nëse ndodh diçka lidhur me Italinë edhe Gjermania do të përfshihet", deklaroi Martin Schultz.
Mund të them se ''nevojitet kurajo për ta kapërcyer krizën, por jam i bindur që nëse ka një vend që mund t'ja dalë mbanë, ai është Italia, sepse është një faktor shumë i fortë'', deklaroi presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schultz, gjatë një vizite në pallatin 'Valentini', në Romë.
''Italia është pjesë e 'G8'-ës, ka kapacitetin ekonomik dhe teknologjik për ta kapërcyer këtë krizë. Duhet të kemi të qartë se spekulimet mbi euron nuk kanë përfunduar ende dhe nëse duan të largojnë Greqinë nga zona euro, më pas vjen Italia, Spanja e kështu me radhë, ky është efekti domino që përbën një rrezik real''. u shpreh kreu i PE-së.