19 Nëntor 2024

Schaueble: SHBA nuk ka nevojë për leksione mbi krizën buxhetore

Washington, 13 tetor - Zyrtarët amerikanë nuk kanë nevojë për leksione për daljen nga ngërçi buxhetor që po mban pezull ekonominë botërore, deklaroi nga Washingtoni ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble.

\"Ata nuk kanë nevojë për leksione. Atyre u nevojitet forca e duhur për arritjen e një marrëveshjeje mes demokratëve dhe republikanëve për t\'i dhënë kështu fund paralizës së shtetit federal me ngritjen e tavanit të borxhit\", deklaroi Schäuble gjatë një konference shtypi në Washington ku ai ndodhet me krerët e ekonomisë botërore për asambletë e FMN-së, Bankës Botërore dhe mbledhjen e G20.

\"Një faliment i SHBA është i pamendueshëm. Pasojat janë të vështira për t\'u parashikuar\", theksoi Schäuble, duke shtuar se Evropa do të ishte padyshim ajo që do të vuante më së shumti pasojat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)