10 Maj 2024

Schauble: Nuk ka alternativë për reduktimin e borxhit në Eurozonë

Prishtinë, 12 tetor - Ministri gjerman i Finanacave, Wolfgang Schauble theksoi sot se nuk kishte alternativë tjetër për reduktimin e borxhit të shteteve të zonës euro, kjo pasi drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar kërkoi më shumë kohë për Greqinë për përmirësimin e llogarive publike.

\"Nuk ka asnjë alternativë për reduktimin për një kohë të shkurtër të borxheve të shteteve, që janë shumë të larta, veçanërisht duke përfshirë euron dhe zonën euro në përgjithësi\'\', deklaroi në Tokio ministri gjerman i Financave gjatë një debati me drejtoreshën e përgjithshme të FMN-së, Christine Lagarde.

\"Sigurisht, me një monedhë unike, presioni mbi konkurrencën është shumë i fortë për të gjitha vendet\'\', shtoi Schäuble duke nënvizuar se papunësia është gjithashtu një pasojë nga politikat buxhetore që nuk janë solide.

\'\'Të heqësh dorë nga ky objektiv, nuk bën gjë tjetër vetëm krijon konfuzion por dhe mosbesim\'\', nënvizoi ai, gjatë një debati të ndërprerë për një kohë të shkurtër nga një tërmet me magnitudë 5,1 ballë të shkallës Rihter që goditi verilindjen e vendit dhe u ndje lehtë në Tokio.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)