Schauble: Greqia nuk mund të bëjë pa masat shtrënguese
Berlin, 21 maj - "Të them që grekët nuk kanë nevojë për të zbatuar programet ekonomike tashmë të pranuara, do ti gënjeja", deklaroi ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble në një intervistë për të përditshmen Bild am Sonntag.
Solidariteti evropian nuk është e vetmja rrugë. Përveç të tjerave, reformat strukturore në Greqi janë padyshim mënyra e nevojshme, shtoi ai.
Nuk kam qëllim të ndërhyj në fushatën zgjedhore greke. Por mund të them se rruga që ne kemi zgjedhur me Greqinë duhet ndjekur dhe sipas meje duhet ndjekur dhe nga populli grek, theksoi ministri.