02 Maj 2024

Schäuble paralajmëron para rrezikut të një krize bankare

Berlin, 5 tetor - Nisur nga kriza e vazhdueshme e borxheve, ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble ka paralajmëruar për rrezikun e një krize bankare europiane.

Duke pasur parasysh zhvillimet në tregjet financiare është e nevojshme të shmanget shtrirja e kësaj krize në sektorin bankar, tha Schäuble pas një takimi të ministrave të Financave të vendeve të euro-zonës në Luksemburg.

Ndërkohë në shtetin që kërcënohet nga falimentimi, Greqi, sindikatat kanë bërë thirrje për greva masive në shenjë proteste kundër shkurtimeve të planifikuara.

Qeveria planifikon të shkurtojë rreth 30.000 vende punë në sektorin e shërbimeve publike.

Veç kësaj qytetarët në muajt e ardhshëm duhet të shtrëngojnë rripat edhe më shumë dhe të kursejnë 6,5 miliardë të tjera.

Në Athinë dhe qytete të tjera janë planifikuar demonstrata. Gjatë ditës së sotme, kancelarja gjermane Angela Merkel do të bisedojë në Bruksel me presidentin e Komisionit të BE-së José Manuel Barroso lidhur me krizën e borxheve.

Kancelarja hodhi poshtë një shtyrje të borxhit në rastin e Greqisë.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)