15 Nëntor 2024

Schaeuble kërkon luftë ndërkombëtare për parajsat fiskale

Berlin, 12 prill - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, ka kërkuar krijimin e një regjistri ndërkombëtar që liston blerësit aktual të kompanive fantazma pasi paraqiti një plan me 10 pika për të luftuar parajsat fiskale.

Duke folur për televizionin publik gjerman ZDF, Schaeuble tha gjithashtu se një marrëveshje mes rreth 100 vendeve për të shkëmbyer automatikisht informacione mbi taksat, që pritet të hyjë në fuqi më 2017, duhet të zgjerohet edhe në vende si SHBA-ja dhe Panamaja.

“Me akses në këto dy sisteme, mund të jemi në gjendje të gjejmë të gjithë personat që përdorin parajsat fiskale për të pastruar para ose shmangur taksat\", kishte deklaruar Schaeuble të dielën për kanalin televiziv ARD.

Gjermania kishte filluar një nxitje për bashkëpunim ndërkombëtar kundër evazionit fiskal në vitin 2014, por një rrjedhje informacioni nga zyra juridike me qendër në Panama, Mossack Fonseca një javë më parë, ka nxjerrë këtë problematikë në krye të agjendës në Berlin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)