Schäuble: Greqia te mendoj mirë për qëndrimin Eurozonë
Berlin, 18 shtator - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble i ka kërkuar Greqisë së mbytur në borxhe që të mendohet mirë për qëndrimin e mëtejshëm në zonën e euros.
Anëtarësia në bashkimin monetar është një shans, por edhe një ngarkesë ë rëndë, tha politikani i CDU-së për gazetën \"Bild am Sonntag\".
Shojble theksoi se vetëm nëse trojka e ekspertëve të Komisionit të BE-së, të Bankës Qëndrore Evropiane dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar vërejnë se Greqia është duke respektuar kushtet e kursimeve, do të paguhet kësti i parë i kredive ndihmë prej tetë miliardë eurosh.
Pa para të tjera, Greqia do të falimentojë muajin e ardhshëm, thonë ekspertët. Kryeministri grek, Giorgos Papandreou ndërpreu një udhëtim në SHBA dhe u kthye në Athinë për shkak të krizës së borxheve.
Kryeministri do të përqëndrohet tek politika financiare, tha një zëdhënës i Papandreut.