Schaeuble: Greqia duhet të qëndrojë në Eurozonë
Berlin, 6 shtator - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, u shpreh se Greqia duhet të vazhdojë të kapërcejë vështirësitë e mundshme për të qëndruar në Eurozonë në të ardhmen, edhe nëse paketa tjetër e shpëtimit do t\'i refuzohej asaj.
\"Greqia duhet të mbetet në Eurozonë,\" tha Schaeuble gjatë një interviste për një radio gjermane mëngjesin e të mërkurës, duke shtuar se spekulimet në lidhje me një hamendësim të ashtuquajtur \"Grexit\" nga blloku i 17 vendeve nuk janë \"të dobishme.\"
Por ai shtoi se \"kostot për Greqinë janë tepër të larta, për këtë arsye ne nuk mund të kemi një program të ri për shtetin helen.\"