29 Prill 2024

Schäuble: Eurozona do të stabilizohet në 2012

Berlin, 31 dhjetor - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble theksoi se zona euro do të arrijë të kapërcejë krizën që po kalon gjatë vitit 2012, në një intervistë për të përditshmen ekonomike gjermane, Handelsblatt.

Schäuble shtoi se \'\'problemet në disa vende të zonës euro janë ët mëdha dhe se zgjidhja do të jetë një çështje që kërkon kohë\'\'.

\"Besoj se gjatë 12 muajve të ardhshëm ne do të mund të eliminojmë rreziqet e përhapjes së krizës dhe do të arrijmë të stabilizojmë zonën euro.\'\', nënvizoi Schauble. Lideri gjerman përsëriti kërkesën për zbatimin sa më shpejt të jetë e mundur të Mekanizmit evropian të Stabilitetit (MES).

\"Kjo do të përbënte një nga sinjalet më të forta që shtetet e zonës euro të do të mbështesin monedhën e tyre unike\'\', sipas ministrit gjerman të Financave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)