15 Maj 2024

Schäuble: Asnjë ndihmë për Greqinë pa zbatuar reformat

Berlin, 31 janar - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble la të kuptohej në një intervistë për të përditshme ”Wall Street Journal” se Greqia nuk do të merrte asnjë para nga zona euro nëse ajo nuk zbaton reformat e njoftuara duke përmendur dhe spektrin e dështimit të pagesave.

“Greqia duhet të vendosë”, konfirmoi ai duke iu përgjigjur pyetjes nëse zona euro do t’i akordonte apo jo planin e dytë të ndihmës që prej vitit 2010, që parashikohet të jetë 130 miliardë dollarë.

”Evropa është e gatshme të mbështesë Greqinë me një plan të ri ndihme”, nënvizoi ministri gjerman, por nëse nuk zbaton vendimet e nevojshme dhe kenaqet me efektet e njoftimit … asnjë shumë nuk mund të zgjidhë problemin”, shtoi ai.

“Ndoshta ne dhe partnerët tanë duhet të studiojmë mënyrat për të ndihmuar Greqinë në këtë detyrë të vështirë”, theksoi ai duke iu referuar propozimeve për të vendosur Greqinë nën tutelë buxhetore në këmbim të ndihmave të tjera.

Gjermania ashpërsoi tonet ndërkohë që Athina hodhi poshtë këtë propozim. Propozimi gjerman u prit gjithashtu me skepticizëm edhe nga vendet e tjera evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)