08 Nëntor 2024

Sberbank tërhiqet nga Ukraina

Kiev, 28 mars - Kriza mes Moskës dhe Kievit e ka detyruar bankën kryesore të Rusisë, “Sberbank” të shesë filialin e saj të Ukrainë dhe të tërhiqet nga tregu i këtij vendi.

Banka kryesore e Rusisë, “Sberbank”, njoftoi shitjen e filialit të saj në Ukrainë, funksionimi i së cilës ishte vështirësuar për shkak të sanksioneve nga autoritetet dhe bllokimit të aktiviteteve të saj për shkak të krizës mes Moskës dhe Kievit.

Gjiganti bankar i kontrolluar nga shteti rus njofton në një komunikatë se ka nënshkruar një marrëveshje për shtijën me një konsorcium investitorësh përfshirë bankën letoneze “Norvik Banka” dhe një kompani private bjelloruse që nuk saktësohet.

Transaksioni do të mbyllet në gjashtëmujorin e parë pasi të merret miratimi nga autoritetet përkatëse. Shuma që pritet për kryerjen e këtij transaksioni ende nuk është publikuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)