Sberbank do të dyfishojë fitimin
Moskë, 13 nëntor - Në 5 vitet e ardhshme Banka e Kursimeve e Rusisë (Sberbank), në përputhje me strategjinë e zhvillimit të vet, planifikon të dyfishojë fitimet dhe aktivet.
Për këtë deklaroi Kreu i institucionit më të madh financiar në Rusi German Gref.
Sipas fjalëve të German Gref, në vitin 2013 fitimi neto i Sberbank parashikohet të jetë në nivelin 370 miliardë rubla ose rreth 12 miliardë $.
Në këtë mënyrë në vitin 2018 kjo shifër mund të arrijë deri në 740 miliardë rubla.
Strategjia e zhvillimit të Sberbank në vitet 2014-2018, e miratuar më 12 nëntor nga Bordi mbikëqyrës i institucionit, parashikon gjithashtu optimizimin e kostove: pas 5 vitesh shpenzimet operative të bankës do të reduktohen me 100 miliardë rubla.